Formula 1 kthehet në Istanbul Park nga viti 2027

24.04.2026 13:21

Presidenca turke njoftoi të premten se pista e autodromit “Istanbul Park” e Turqisë do të rikthehet në kalendarin e Formula 1...

Presidenca turke njoftoi të premten se pista e autodromit “Istanbul Park” e Turqisë do të rikthehet në kalendarin e Formula 1 nga viti 2027 edhe atë për të paktën pesë vjet. Pista në anën aziatike të qytetit më të populluar të Turqisë është e njohur për pilotët dhe tifozët, por për herë të fundit e ka pritur garën në vitin 2021 si zëvendësim gjatë pandemisë Covid.  
 
Gjithashtu “Istanbul Park”, ka pritur gara të mëdha midis viteve 2005 dhe 2011, si dhe në vitin 2020. Atë vit, Lewis Hamilton siguroi titullin e tij të shtatë botëror në Stamboll, duke barazuar rekordin e Michael Schumacher. (Gazetar: Safet Ademi)