Maqedoni
Fakulteti Filozofik, javën e ardhshme do të merret vendimi për regjistrimet e paligjshme
24.04.2026 15:00
Janevska mori raportin nga Fakulteti i Filologjisë, ku studentët ishin regjistruar në mënyrë të paligjshme në cikle të larta studimore....

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, mori raportin nga Fakulteti i Filologjisë, ku studentët ishin regjistruar në mënyrë të paligjshme në cikle të larta studimore. Me këtë rast njoftoi se publiku së shpejti do të informohet me parregullsi edhe më të mëdha.
“Ministria dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk kanë zgjidhje tjetër, duhet të veprojnë sipas ligjit dhe do të veprojnë sipas ligjit. Dekani e ka marrë raportin, shpresoj se po vepron sipas raportit. Unë e mora raportin dje dhe do ta përpunoj gjatë fundjavës dhe të hënën do të marrim një vendim. Në këto tetë muaj janë bërë vlerësime të shumta dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, dhe vlerësimet e bëra nga Agjencia për Cilësi në Arsimin e Lartë përcaktojnë parregullsi, shumë shpejt do të dëgjoni për një parregullsi tjetër shumë më të madhe që do ta habisë të gjithë opinionin.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ministrja Janevska po ashtu theksoi se ka shumë parregullsi në disa institucione, por jo në të gjitha, dhe për to do të veprohet sipas ligjit. Nëse përgjegjësia është e administratës apo e udhëheqjes, si dhe nëse disa studentë kanë marrë pjesë në këto veprime, do ta përcaktojnë organet kompetente.
VLORA LATIFI TOPOJANI
