Maqedoni
Qeveria e ardhme bullgare, Davkova: Pres dialog konstruktiv dhe mirëkuptim për zgjerim
24.04.2026 15:22
Siljanovska Davkova pret nga qeveria e ardhme bullgare që të dëshmohet mike dhe po ashtu të ketë mirëkuptim për zgjerimin e BE-së...

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, pret nga qeveria e ardhme bullgare që të dëshmohet mike dhe po ashtu të ketë mirëkuptim për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Beson se përfundimisht në Bullgari do të ketë qeveri stabile, që do të ndikojë edhe tek ne kur jemi tek bisedimet për mosmarrëveshjet mes dy shteteve, konsideron shefja e shtetit.
“Pasi mori kështu shumicë të madhe, kjo është garanci për stabilitet, se sigurisht populli bullgar në të kanë njohur element stabil të shtetit dhe popullit. Se mundet lehtë të formojë qeveri dhe ta realizojë programin e tij. Kuptohet, shumica dhe stabiliteti janë me rëndësi edhe për ne, sepse do të kemi me kënd të bisedojmë. Potencova se për mua qasja rajonale është e rëndësishme dhe pres diskurs miqësor, sjellje konstruktive, mirëkuptim të nevojës për zgjerimin. Pres, pra, takime mirëkuptimi.”, - deklaroi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Zgjedhjet e së dielës që lamë pas në Bullgari i fitoi lideri i Koalicionit “Bullgaria Progresive” e Rumen Radevit. Përkujtojmë se dy shtetet fqinje kohë të gjatë nuk kanë zhvilluar komunikime formale për çështjet e hapura në mungesë të institucioneve formale në fqinjin lindor. Përkujtojmë se në kohën kur ishte president dhe më pas, Radevi vazhdimisht është shprehur i bindur se negociatat për vendin me BE-në mund të fillojnë, pasi bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, duke rekomanduar njëkohësisht vendin tonë që të zbatojë kompromisin evropian të vitit 2022.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
