Maqedoni
BFI, Fetahu takon Ademoviqin
24.04.2026 16:16
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, takoi kryetarin e Parlamentit, Kemal Ademoviq....

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, takoi kryetarin e Parlamentit, Kemal Ademoviq. Në takim është biseduar në lidhje me mënyrën e organizimit të BFI-së dhe rolin e komunitetit boshnjak në jetën fetare në Maqedoninë e Veriut. Kreu i BFI-së, Fetahu, tha se gjithashtu në takim janë diskutuar edhe tema me rëndësi në rajon.
“E informova se bashkësia boshnjake është vërtet konstruktive brenda BFI-së. Por, BFI në Maqedoninë e Veriut është një organizatë, e cila prezenton islamin, shpjegon vlerat islame, kultivon paqen, tolerancën, bashkëjetesën, si dhe është një bashkësi konstruktive në shtetin tonë në Maqedoninë e Veriut. Edhe kryetari i Parlamentit të Bosnje Hercegovinës foli edhe për situata të ndryshme, jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në Ballkan në përgjithësi, edhe ai përçoi frymën e tolerancës, paqes.”, - deklaroi kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu.
