Priten punësime të reja në shëndetësi, Aliu: Ligj i ri për profilim të infermiereve
Në vend ka mungesë te thëksuar të kuadrit shëndetësor si mjekë...

Në vend ka mungesë te thëksuar të kuadrit shëndetësor si mjekë, motra medicinale, kuadër teknik, thotë për TVM2 ministri i shëndetësisë Azir Aliu. Ai informoi se së shpejti pritet të hapin punësime të reja për mjek dhe për staf shëndetësor
“Tani shumë shpejtë do të hapim edhe 300 punësime të reja për mjek dhe paralelisht punojmë edhe me analiza sa motra medicinale na duhen. Ne jemi të vetëdijshëm që shëndetësia pa motra medicinale nuk është e plotë, kushedi sa mjek të kemi nëse motra medicinale nuk është aty ku duhet ju skeni shërbim për qytetarët dhe shpesh e themi që takimi ndërmjet qytetarit dhe institucionit shëndetësor është motra medicinale për atë shkak duam jo vetëm t’i trajnojmë dhe të kemi vende të lira por edhe t’i profilizojmë me ligj, që të dijmë pastaj kush punon dhe kush nuk punon”. – tha Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministri Azir Aliu poashtu theksoi se grupi punues po punon për një ligj të ri për profilimin e motrave medicinale,në institucionet shtetërore .
“Grupi punues vecmë ka bërë një draft version të ligjit shqyrtohet me të gjitha stejhollderat analiza edhe nga motrat medicinale edhe nga ekspertët jurist dhe ekspertët tjerë në shëndetësi, pra presim që për kohë të shkurtër të dalim me draft verzionin i cili do të jetë i hapur për qytetarët që të mund të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ligji lidhet me profilimin e motrave medicinale si të tilla në Institucionet shtetërore”. – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministri Aliu tha se po punojnë për një sistem shëndetësor më efikas me kushte bashkëkohore europiane. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
