VMRO-DPMNE: LSDM bllokon ligjet që lidhen me agjendën e BE-së
VMRO-DPMNE ka akuzuar udhëheqjen e LSDM-së...

VMRO-DPMNE ka akuzuar udhëheqjen e LSDM-së se po bllokon ligjet që lidhen me agjendën e BE-së që sipas tyre kanë vetëm një qëllim, që të mbajë në punë bizneset e klanit Zaev.
Në vend që të jenë konstruktivë dhe të mbështesin reformat, LSDM dhe Filipce po zgjedhin bllokadën si mjet presioni politik, gjë që kërcënon drejtpërdrejt proceset integruese të vendit thonë nga VMRO-DPMNE.
“Udhëheqja aktuale di vetëm t'i shërbejë Zaevit, dhe aspak Maqedonisë. Dhe, duke i shërbyer Zaevit, dëshmohet se ata mbështesin korrupsionin, krimin dhe tradhtitë kombëtare. Zaev është një personazh që, në vend që t'i dëshirojë të mirën LSD-së, i jep udhëzime Filipces që ta vërë partinë në shërbim të agjendave politike të të tjerëve. Filipçe duhet të zgjohet dhe të kuptojë se duke i shërbyer Zaevit, ai po e bllokon Maqedoninë. Një njeri si Filipçe, i cili po e çon LSD-në drejt shpërbërjes, nuk mund të interesohet për rrugën evropiane të Maqedonisë”. – tha Branko Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Qeveritarët janë në BE me pasaporta bullgare
Por nga LSDM thonë se bëhet fjalë për një qeveri “patriotësh të rremë”. Andrej Zhernovski nga LSDM, thekson se Hristijan Mickoski dhe shumë funksionarë qeveritarë me posedimin e pasaportave bullgre tani më janë pjesë e BE-së.
“E mësuam edhe planin e tyre për eurointegrimet. Kështu, tani në Bashkimin Evropian mund të hyjnë vetëm qytetarët që kanë pasaporta bullgare. Pra, për të qenë të hapur deri në fund, një pjesë e madhe e anëtarëve të qeverisë tashmë janë në BE, sepse kanë pasaporta bullgare. Por kjo duhet t’u shpjegohet qytetarëve për çfarë po luftojnë në të vërtetë. Për ta përmbyllur: kjo “koalicion tenderësh” mes VMRO-së dhe ZNAM-it tashmë është e qartë si është formuar.” – deklaroi Andrej Zhernovski nga LSDM.
Ndërkohë, dje Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, theksoi se përderisa vendet e rajonit ecin para drejt antarësimit në BE, Maqedonia stagnon përshkak të politikave të gabuara të Qeverisë së Mickoskit dhe mbetet e bllokuar pa asnjë avansim në rrugën evropiane. (Florije Kamberi, TVM2)
