Dy persona nën hetim, marrje shpërblim për ndikim të paligjshëm

25.04.2026 16:11

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit...

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”. Të dyshuarit janë një polic gjyqësor dhe një postier nga Gjykatën Penale në Shkup.

Sipas prokurorisë, nga gushti 2025 deri më 7 prill 2026 ata kanë marrë rreth 500 euro dhe 60.000 denarë për të ndërmjetësuar në sigurimin e një vendimi lirues.

“Dëshmitari, i cili kishte paraqitur ankesë kundër një vendimi të shkallës së parë me të cilin ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me një vit burg, përmes një fqinji ka hyrë në kontakt me të dyshuarin dorëzues, i cili e ka drejtuar te polici gjyqësor si person që mund të ndërmjetësojë. Polici gjyqësor është prezantuar si person që prej shumë vitesh punon në gjykatë dhe ka lidhje me gjyqtarë në të gjitha shkallët, dhe se mund të ndikojë që vendimi të ndryshohet në lirues. I bindur në ndikimin e tij, dëshmitari gjatë vitit 2025 i ka dhënë dorëzuesit 500 euro, me qëllim që ato përmes policit gjyqësor t’i dorëzoheshin një gjyqtari në Gjykatën e Apelit në Shkup, i cili do të merrte një vendim lirues”, njofton PTHNKOK.

Gjatë vitit 2026, dëshmitari u ka paguar të dyshuarve, përkatësisht policit gjyqësor, 30.000 denarë për ndërmjetësim, ndërsa pas konfirmimit të vendimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, përmes avokatit është paraqitur mjet i jashtëzakonshëm në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut.

Më 7 prill 2026, dëshmitari i ka dhënë edhe 30.000 denarë të tjerë policit gjyqësor si shpërblim për ndërmjetësim të supozuar para gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori publik i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake një propozim që është pranuar pjesërisht. Me vendim të gjykatës, të dyshuarit polic gjyqësor i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa dorëzuesit i është caktuar arrest shtëpiak. Për këtë vendim, prokurori i çështjes ka paraqitur ankesë”, - thuhet në njoftimin e PTHNKOK. (Florije Beluli, TVM2)