Qeveria do të blejë 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë

25.04.2026 16:42

Në përputhje me një vendim të Qeverisë...

Në përputhje me një vendim të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur procedurën e prokurimit publik për 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë, të pajisura me aparaturë të avancuar mjekësore, për institucionet publike shëndetësore në të gjithë vendin.

Vlera e investimit është 461 milionë denarë, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është ende i hapur. “Furnizimi me 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e sistemit shëndetësor për reagim në raste urgjente dhe do të mundësojë ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase, si dhe transport të shpejtë dhe në kohë të pacientëve drejt institucioneve përkatëse shëndetësore.” - ka theksuar Ministri i Shëndetësisë,  Azir Aliu.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se, ky investim është pjesë e një procesi më të gjerë për forcimin thelbësor të sistemit të reagimit shëndetësor në situata krize, përmes modernizimit të shërbimit të ndihmës së shpejtë dhe rritjes së kapaciteteve operative për një reagim të shpejtë dhe të strukturuar të sistemit shëndetësor.