Oda e zejtarëve të RMV-së: Të rritet paga minimale pa dëmtuar bizneset
Oda e Zejtarëve të RMV-së...

Oda e Zejtarëve të RMV-së, mbështetë nismat për ngritjen e pages minimale në vend. Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji, thotë se nuk jemi kundër që paga minimale të rritet, por e njejti vendim duhet të jet në pajtueshmëri me Odat dhe Pun-dhënësit, me qëllim që mos ti vie deri tek dëmtimi financiar I bizneseve private.
“Në rast se qeveria merr hapa pa u konsultuar me Odat e Zejtarëve, punëdhënësit e ngrit rrogën minimale në këtë nivel ne do të kërkojmë që të ket subvencione në kontributet, për arsye se tregu është shumë i vogël dhe se ne duhet t’i ruajm vendet e punës. Ne apsolutisht i përkrahim kërkesat e punëtorëve por duhet patur parasysh se ne jemi punëdhënës dhe të vet-punësuar e ta ket parasyshë qeveria se edhe ne nuk mundemi t’i arrijmë këto kërkesa e të japim rroga deri në 600 Euro, momentalisht edhe jemi në krizë por edhe tregu është shumë i vogël”. – tha Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji.
Fazliji u bënë thirrje autoriteteve shtetërore që nëse aarihet marrëveshje për ngrtijen e pages minimale në 600 Euro, atëherë shteti duhet ti subvencionojë bizneset apo tua paguaj kontributet.
“Po e presim Qeverinë, ajo ka lënë hapsirë që punëdhënësi dhe sindikata të merren vesh mes veti, por pa ndërhyrjen e Qeverisë nuk mundemi ne si sektorë privat të japim rrogë minimale deri në 600 Euro. Me çdo ngritje të rrogës kemi edhe rritje të kontributeve, ne për at shkak kërkojmë të zvogëlohen kontributet me qëllim që ti rritim rrogat”. – deklaroi Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji.
Ndryshe kur jemi tek subvencionimi i Zejeve dhe Zejtarëve në vend, për tu dalë në ndihmë sadopak, shprehen gatishmëri edhe disa nga komunat e vendit, të cilat me anë të subvencionimit ndihmuan Zejet dhe Zejtarët. (Fatum Aqifi, TVM2)
