Aksioni për botoks dhe fillerë të falsifikuar, 6 persona në paraburgim, 4 në arrest shtëpiak

25.04.2026 17:05

Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit efektiv...

Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit efektiv për gjashtë persona të dyshuar për botoks dhe fillerë të falsifikuar që u janë injektuar pacienteve në Maqedoninë e Veriut. Ndaj katër personave është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për nëntë të dyshuarit e tjerë janë caktuar masa kujdesi.

Paraprakisht nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftuan se ky aksion vjen si rezultat i një hetimi disa mujor ku është goditur një grup kriminal i organizuar, ndërsa është realizuar në Shkup, Strumicë dhe Manastir.

Në mesin e personave të dyshuar përfshihen edhe mjekë nga spitali “8 Shtatori” dhe Klinika e Dermatologjisë, si dhe pronarë ordinancash private dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Në hetim është përfshirë edhe një doganier që dyshohet se ka marrë ryshfet për të lejuar hyrjen e këtyre produkteve pa kontroll.

Hetimi përfshin edhe familjarë të disa të dyshuarve, të cilët, edhe pse në dijeni për aktivitetet ilegale, kanë ndihmuar në ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve të falsifikuara.

Në këtë rast përfshihen edhe gjashtë persona fizik.

Sipas prokurorisë ata ngarkohen për veprat penale si “bashkim kriminal”, “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” dhe “marrje ryshfeti”.

Rrjeti dyshohet se ka kontrabanduar botokse dhe fillerë që në Maqedoni konsiderohen si ilaçe dhe mjete mjekësore, pa i regjistruar në Agjencinë për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore, pa etiketa, deklarata dhe kontrolle përkatëse.

Botokset dhe fillerët janë nga markat “Revolax” dhe “Dysport” ndërsa janë siguruar nga Serbia, Koreja dhe Turqia.Vitin e kaluar aksion i ngjajshëm u regjistrua edhe në Bullgari, ku 12 gra përfunduan në spital. (Florije Kamberi, TVM2)