Debat nacional në Kuvend: Roli i Kuvendit në procesin e aderimit në BE
Në Kuvend u zhvillua një debat...

Në Kuvend u zhvillua një debat ku janë shkëmbyer qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e procedurave të përshpejtuara në miratimin e ligjeve dhe respektimin e standardeve parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi rëndësinë e kulturës politike dhe angazhimit institucional për parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme.
Nga ana tjetër, nënkryetarja e LSDM-së, Fani Karafillova Panovska, vlerësoi se në dy vitet e fundit është vërejtur keqpërdorim i procedurës së shkurtuar për miratimin e ligjeve.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm, Zoran Dimitrovski, deklaroi se në Qeveri ekziston një disiplinë e shtuar dhe paralajmërime ndaj ministrave për të mos dorëzuar ligje me procedurë të shpejtë.
“Ajo që mund të bëjmë është nëpërmjet kulturës politike, nëpërmjet indikacioneve, nëpërmjet një angazhimi të sinqertë për ta parandaluar këtë, dhe sa i përket flamurit evropian, raporti i parë i Komisionit Evropian nuk u përmend asnjë shembull të abuzimit me flamurin evropian”. – tha Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
“Po keqpërdoret dy viteve të fundit, këtu do të duhet që ta korigjoj kryetarin e Kuvendit. Procedura e shkurtuar si e tillë dhe kjo është nënvizuar në raportin e funidt të Komisonit Evropian nga viti 2025. Procedura e shkurtuar për ligjet të cilat duhet të proceduohen në procedurë të rregullt, sepse të gjitha ligjet janë politika në këtë shtet”. – deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Fani Karafinlova Panovska.
“Në përiudhën e fundit sundon një disciplinë serioze në Qeveri dhe vëretje nga ana e kryeministrit dhe zv kryeministrave. I paralajmërojnë ministrat të mos dorëzojnë ligje me procedurë të të shpejtë.Ka një pjesë të ligjeve që miratohen me procedurë të shpejtë gjegjësisht ofrohen për miratim në procedurë të shpejtë pastah varet nga Kuvendi si do ti miratojë. Për ta ndryshohet një nen i ligjit”. – theksoi Zv.Ministri i Jashtëm, Zoran Dimitrovski.
