Teknologji

Garë në robotikë RoboMac 2015

09.06.2015 10:35

Në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike sot fillon seminari i gjashtë dhe gara për robotikë RoboMac 2015...

RoboMac u mundëson punë praktike studentëve në fushën e robotikës, këmbimin e mendimeve dhe përvojave dhe afrimin e robotikës në mesin e të rinjve të shkollave të mesme, ndërsa qëllimi është të popullarizohet robotika në mesin e studentëve të Maqedonisë dhe në Evropë.
 
Pjesëmarrësit në seminar do të marrin pjesë në ligjërata në grupe të përziera, do t'i ndërthurin punët e tyre, do ta zhvillojnë inteligjencën e tyre artificiale dhe do t'i përgatisin për garën finale.
 
Finalja e RoboMac 2015 do të mbahet më datën 13 qershor në Operën dhe Baletin e Maqedonisë (OBM) ku do të shpallen fituesit në kategoritë: Sumo (dy robotë luftojnë midis tyre me qëllim që njëri të përjashtohet nga ringu), Dora e robotit (për t'u theksuar precizisteti, shpejtësia dhe stabiliteti i dorës së robotit i cili i simulon lëvizjet e dorës së robotit), Humanoid (vlerësohet kompleksiteti i pikës së zbatuar), Gara (robotë të cilët e ndjekin linjën dhe do të garojnë në shtigje), Right Target (robotët kalojnë përmes një skeme të caktuar duke e kërkuar radhitjen e saktë të tullumbaceve të cilat duhet t'i shpojnë sipas radhitjes së dhënë prej më parë), AI and PI (agjenti inteligjentë, të programuar në platformën Raspberry PI, do të garojnë midis vetes në një lojë logjistike)./mia