Abakarov kualifikohet në gjysmëfinale
25.04.2026 17:45
Vazhdojnë paraqitjet e mira të sportistëve shqiptarë...

Vazhdojnë paraqitjet e mira të sportistëve shqiptarë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë. Zelimkhan Abakarov është kualifikuar për në gjysmëfinalet e peshës deri në 61 kg në stil të lirë.
Mundësi shqiptar eliminoi fillimisht italianin Pirodu me rezultatin 12-2 dhe në çerekfinale mposhti gjermanin Stechele me rezultatin 6-2.
Në gjysmëfinale Abakarov do të përballet me Novruz nga Azerbajxhani sot në orën 16:45. Rriten shanset e Shqipërisë për një tjetër medalje kontinentale në mundje.
Sot në orën 18:00 Dudaev do të zhvillojë finalen e madhe në peshën deri në 65 kg duke synuar medalje e artë.
