Fitore në transfertë për Boston e San Antonio, L.A Lejkers një fitore larg gjysmëfinales
Natën mes të premtës dhe të shtunës në NBA, u zhvilluan tre takime. L.A Lakers janë shumë pranë kualifikimin në raundin e dytë të playoff-it, pas një fitoreje dramatike ndaj Houston. Ndërsa San Antonio dhe Bostoni kanë avansuar me 2:1 në fitore...

Los Angeles Lakers e kanë fituar edhe ndeshjen e tretë kundër Houston Rockets e vlefshme të ¼ e finales së Konferencës së Perëndimit. Pas dy fitoreve rresht në shtëpi, Lakers arritën sot një fitore të madhe në fushën e Phoenix, pas kohës shtesë me 112-108, duke udhëhequr 3-0 serinë e fitoreve pre 4 nga shtat ndeshje.
Protagonist për kalifornianët ishte LeBron James, autor i 29 pikëve duke llogaritur edhe tre pikëshin e shënuar në 13 sekonda para fundit të ndeshjes si dhe 13 kërcimeve.
Për Houston u dallua Sengun me 33 pikë dhe 16 kërcimeve, por që s’mjaftuan për më shumë. Ndeshja e katërt dhe ndoshta e fundit nga kjo seri do të luhet të dielën mbrëma në Houston.
Në ndeshjet e tjera- Po në Konferencën e Perëndimit fiton edhe skuadra e San Antonio, me 120-108 në shtëpinë e Portland dhe tashmë udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve. Në Lindje u luajt vetëm një ndeshje në të cilën në
Philadelphia, Bostoni iu hakmor Philadelphia 76-ers për disfatën në ndeshjen e dytë dhe sërish avanson me 2:1 në fitore. Tatum dhe Broën në fitoren 108:100, shënuan nga 25 pikë. (Safet Ademi, TVM2)
