Volejboll, KV “Shtip UGD” kampion për herë të parë

25.04.2026 18:11

Skuadra e “Shtip UGD” është shpallur kampion i Maqedonisë në volejboll, duke e fituar titullin e tyre të parë, Për këtë skuadër ishte ky trofeu i dytë i fituar në këtë sezonë...

“Shtip UGD”,  në volejboll për meshkuj është shpallur kampion i Maqedonisë për sezonin sportive 2025-2026. Në finalen e tretë të luajtur në Shtip, skuadra e këtij qyteti mundi 3-0 në seta skuadrën e Boecit nga Velesi.

Volejbollistët vendas dominuan në të tre setet, ashtu që mysafirëve të tyre iu lejuan të fitojnë nga 18 pikë në dy setet e para, ndërsa në të tretin vetëm 16 sosh. Me këtë fitore “Shtip UGD”, e përmbylli serinë me tri fitore të pastra.

Kujtojmë që ky është titulli i parë në historinë e kësaj skuadre. Por ky nuk është trofeu i vetëm sezonal për “Shtip UGD”, pasi më parë kanë fituar Kupën e Maqedonisë.