“EURO 2026”, Milenkovski shpalli listën e gjërë për eliminatoret
Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll për meshkuj, me tre debutues do të nis përgatitjet për “Euro 2026” dhe në kohë njëjtë edhe ato për Ligën e Evropës...

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në volejboll për meshkuj Joshko Milenskovski, ka publikuar të shtunën listën më të gjërë të volejbollistëve të ftuar për paraqitje sa më të mirë në Ligën e Evropës të këtij viti. Në listën e tij ka tre debutues: Milev, Spasov dhe Jovanov.
Pjesëmarja në Ligën e Evropës, ka një rëndësi të dyfishtë për pëfaqësuesen e vendet. Turneun e parë të Ligës së Evropës, përfaqësuesja e vendit do të luajë në terren vendas në Strumicë, ashtu që nga 5 deri më 7 qershor do të përballet me Holandën dhe Luksemburgun.
Kjo është edhe pjesa e parë e ciklit eliminator për “euro 2028”, por në kohë të njëjtë do jetë edhe pjesa e parë e përgatitjeve për “euro 2026”, I cili në shtator do të mbahet në Sofje. (Safet Ademi, TVM2)
