Ukrainë, shtatë të vdekur nga një sulm i madh rus
Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë...

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet ruse që përfshinë gjithë Ukrainën gjatë natës së kaluar. Pesë prej të cilëve në qytetin qendror Dnipro, ku u godit një ndërtesë banimi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi i fundit zgjati “praktikisht gjithë natën”, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdonin kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja në Dnipro të shtunën në mëngjes.
Autoritetet ukrainase thanë se zmbrapsën shumicën dërrmuese të më shumë se 600 dronëve rusë, duke e cilësuar këtë si një nga sulmet më të mëdha të ditëve të fundit.
Zelensky shkroi në rrjetet sociale: “Taktikat e rusëve nuk kanë ndryshuar: dronë goditës, raketa lundruese dhe një sasi e konsiderueshme raketa balistike. Shumica e objektivave janë infrastrukturë e zakonshme në qytete. Janë dëmtuar ndërtesa banimi, energjia dhe ndërmarrjet.”
