City Mall” në Shkup evakuohet pas një alarmi për bombë
25.04.2026 22:00
Qendra tregtare “City Mall” në Shkup...

Qendra tregtare “City Mall” në Shkup është evakuuar sot pas një alarmi për vendosjen e mjeteve shpërthyese.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimi është pranuar përmes një mesazhi elektronik, ku thuhej se në objekt janë vendosur bomba.
Ekipet policore kanë dalë menjëherë në terren dhe po kryejnë kontrolle të detajuara në qendrën tregtare.
Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollet janë në vazhdim dhe u bëjnë apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente.
