MPB: Alarm i rremë për bombë në “City Mall” në Shkup

25.04.2026 22:08

Ministria e Punëve të Brendshme...

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sonte se alarmi për bombë në qendrën tregtare “City Mall” ka qenë i rremë.

"Sot, më 25.04.2026, në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh kërcënues se në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas pranimit të denoncimit, punonjësit e policisë ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse brenda dhe përreth objektit. Pas kontrolleve të kryera, u konstatua se bëhej fjalë për një alarm të rremë për bomba të vendosura" thone nga MPB.