Evakuohet urgjentisht presidenti Tramp: Gjuajtje me armë zjarri në hotelin ku mbahej darka e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë
Presidenti Donald Trump është evakuuar menjëherë...

Presidenti Donald Trump është evakuuar menjëherë pas të shtënave me armë zjarri të cilat u dëgjuan në ambientet e hotelit ku mbahej darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas mediave të huaja raportohet që agjentët e Shërbimit Sekret kane reaguar shpejt, duke e mposhtur dhe arrestuar sulmuesin.
Në një konferencë për shtyp disa orë më vonë, presidenti Trump, tha se një person i armatosur me disa armë kishte tentuar të depërtonte në një pikë kontrolli sigurie, përpara se të vihej në pranga.
Presidenti e cilësoi ngjarjen si të papritur, por theksoi se reagimi ishte profesional dhe i shpejtë.
Ai gjithashtu kritikoi sigurinë e hotelit, duke sugjeruar zhvillimin e eventeve të tilla në ambiente më të sigurta, si një sallë e dedikuar në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti tha se një oficer i Shërbimit Sekret ishte qëlluar, por kishte shpëtuar falë jelekut antiplumb.
Një i dyshuar ndodhet në paraburgim dhe presidenti u shpreh se motivi i tij nuk ishte i qartë.
Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, tha se nuk kishte asnjë tregues në këtë kohë për persona të tjerë të përfshirë dhe se nuk kishte rrezik të menjëhershëm për publikun.
Të gjithë personat nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret u evakuuan, përfshirë Zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanch njoftoi se do të ngriheshin akuza, ndërsa drejtori i Byrosë Federale të Hetimit konfirmoi se armët dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje po analizoheshin.
