SHBA, të shtëna në darkën e Trump me gazetarët

26.04.2026 14:47

Një dramë e vërtetë u zhvillua mbrëmë në darkën vjetore...

Një dramë e vërtetë u zhvillua mbrëmë në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku mori pjesë edhe lideri i SHBA-së, anëtarë të kabinetit dhe funksionarë të tjerë të lartë të administratës.

Një burrë i armatosur me pushkë dhe thika hyri në holl, sulmoi një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret amerikan para se të neutralizohej dhe arrestohej.Agjentët e shërbimit sekret reaguan brenda sekondave, duke evakuuar presidentin, zonjën e parë, të ftuarit kryesorë, ndërsa gazetarët dhe pjesëmarrësit u përpoqën të mbroheshin duke u ulur nën tavolina.

Atmosfera në sallë u kthye në kaos, me britma dhe konfuzion.Në incident u plagos një zyrtar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.15 sipas orës lokale, në hotelin “Ëashington Hilton”.

“Sipas informacioneve paraprake, besojmë se ai ishte mysafir këtu në hotel. Në këtë moment, besojmë se ai është i vetmi i dyshuar në këtë rast. Ajo që dimë është se personi ka sulmuar një pikë kontrolli me armë zjarri. Dimë se ai vrapoi në drejtim të sallës së banketit ku ndodhej presidenti, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit.” – tha Jeffrey Ë. Carrol nga Departamenti i Policisë.

I dyshuari, një burrë 31-vjeçar, i identifikuar si Cole Thomas Allen nga Kalifornia, akuzohet për dy vepra penale. Sipas informacioneve publike,ai ka punuar si mësues dhe krijues i pavarur i videolojërave.

“Aktualisht, i pandehuri akuzohet për dy pika: përdorim i armës së zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm dhe sulm ndaj një zyrtari federal me përdorimin e një arme të rrezikshme. Bazuar në atë që dimë deri tani, është e qartë se ky person kishte për qëllim të shkaktonte sa më shumë dëme të ishte e mundur.” – deklaroi Jeanine Pirro, prokurore në Uashington.

“Presidenti u kthye i sigurt në Shtëpinë e Bardhë. Jemi shumë mirënjohës ndaj forcave të rendit që bënë punën e tyre dhe u siguruan që të gjithë të ftuarit të jenë të sigurt.” – u shpreh Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Boëser.

Pas incidentit, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se të qenit president është një profesion i rrezikshëm, ndërsa mbrëmja ishte një përvojë traumatike për bashkëshorten e tij.

Sipas Trumpit, shërbimi sekret bëri një punë më të mirë sesa gjatë tentativës për atentat në Butler në korrik të vitit 2024, kur në një tubim të hapur një 20-vjeçar e qëlloi në vesh.

“Unë jam këtu për të punuar, kjo është pjesë e punës. Është e rrezikshme nuk mund të imagjinoj një profesion më të rrezikshëm. Por e dua vendin dhe jam shumë krenar. Jam krenar për punën që kemi bërë. E shihni çfarë ndodhi. Kemi një vend të mrekullueshëm. Mendoj se kemi vendin më të suksesshëm në botë. Kjo ka ndodhur brenda vetëm një viti. Dhe do të bëjmë gjëra të shkëlqyera. Por me këtë vijnë edhe rreziqe, pa dyshim.” – deklaroi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Mesazhe mbështetjeje dhe dënimi për dhunën erdhën nga liderët e BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Meksikës, Venezuelës, Australisë, Pakistanit dhe Indisë. (Florije Kamberi, TVM2)