VMRO-DPMNE: Filipçe në shërbim të Zaevit
Qeveria teknike ka përplasur sërish pushtetin dhe opozitën....

Qeveria teknike ka përplasur sërish pushtetin dhe opozitën. VMRO-DPMNE ka akuzuar liderin e LSDM-së Venko Filipçe se pas shfaqjes së Zoran Zaev në selinë e partisë ka reteruar nga qëndrimet e lidhur me shfuqizimin e qeverisë teknike, duke paralajmëruar se do të largohen nga Kuvendi dhe nuk do të marrin pjesë në hartimin e ligjeve reformuese.
“Kjo udhëheqje e LSD-së i shërben vetëm Zoran Zaevit, për për këtë arsye ata kërcënuan se do të largohen nga Kuvendi dhe do të largohen nga grupet e punës për ligjet që janë pjesë e agjendës së reformave, që do të thotë përshtatja e legjislacionit maqedonas me BE-në dhe me këtë përparimin në procesin e integrimit. Venko Filipçe dhe LSD duhet ta kuptojnë se duke i shërbyer Zaevit në këtë mënyrë dhe duke kërcënuar se do të largohen nga parlamenti, bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian” thonë nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Qeveria teknike, mekanizëm për zgjedhje të drejta
Por nga LSDM kanë kundërshtuar shfuqizimin e qevrisë teknike duke akuzuar VMRO-DPMNE-në për partizim të institucioneve.
“Tani Mickoski dëshiron të shfuqizojë qeverinë teknike, mekanizmin e vetëm të mbetur që mund të ofrojë të paktën kushte minimale të drejta dhe demokratike për zgjedhje.Kur të zhduken paratë në buxhet për tenderët e tyre privatë dhe mbushjen e xhepave të tyre, atëherë ata do të shkojnë në zgjedhje.Qeveria teknike u krijua me konsensus dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe vetëm në këtë mënyrë mund të shfuqizohet” - thonë nga LSDM.
Lëvizja “E di”: Qëndrimi i LSDM-së tendencioz
Lëvizja "E di", e mbështet propozimin për shfuqizimin e qeverisë teknike. Si tendencioze dhe ultimative i vlerëson paralajmërimet e LSDM-së se nëse kalon propozimi qeveritarë do të dalin nga grupi i punës për Kodin Zgjedhorë.
“A jemi dëshmitarë të përgaditjes së skenarit për bllokim të plotë të punës së grupit punës për Kodin Zgjedhorë.Nëse hapi i radhës është lëshimi i shtëpisë ligjvënëse nga deputetët e LSDM-së me qëllim përfundimtar bojkot të zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare kurdo që ato të mbahen.Nëse aryseja e vërtetë është frika e ballafaqimit me qytetarët dhe humbjes katastrofale zgjedhore.” – u shpreh Nikolla Memov nga Lëvizja “E di”.
Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka pasur tre Qeveri teknike. E para në vitin 2016 u drejtua nga Emil Dimitriev i VMRO-DPMNE-së, e dyta në vitin 2020 e udhëhequr nga Oliver Spasovski i LSDM-së dhe e treta në vitin 2024 e udhëhequr nga Talat Xhaferi i BDI-së. (Ersan Pajaziti, TVM2)
