Kumanovë: Rritet numri i fëmijëve me sëmundje respiratore

26.04.2026 16:50

Reparti pediatrik pranë Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës...

Reparti pediatrik pranë Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës ditëve të fundit po shënon një numër në rritje të fëmijëve me infeksione të frymëmarrjes. Nga këtu raportojnë edhe deri në 80 ekzaminime çdo ditë.

"Kemi deri në 40 fëmijë të shtruar në spitalin ditor dhe në repartin e pacientëve të shtruar. Kryesorët trajtojnë traktin e sipërm respirator, ata vijnë tek ne me ndërlikime, fëmijë me bronkit obstruktiv, pneumoni, pneumoni virale të komplikuar, ne izolojmë baktere si Moraxella dhe Streptococcus pneumonia" – tha Dr.Margica Arsovska nga Reparti i fëmijëve në Spitalin e Kumanovës.

Nga ky repart, mjekët theksojnë setanimë ka filluar edhe sezoni i alergjive. Rekomandimi i tyre është që prindërit t'i kushtojnë vëmendje terapisë parandaluese.

“Fëmijët me alergji ndaj polenit vihen në terapi, trajtohet terapi lokale parandaluese me kortikosteroide në rastet e kollës, të mos dalin aq shumë në mëngjes kur niveli i polenit në mjedis është më i lartë, këto janë rekomandimet, nëse alergjia është brenda në pluhur shtëpiak e të ngjashme, të kryhet kontroll mjedisor, jepen këshilla për prindin, dhe kështu të kontrollohen sulmet e astmës” – u shpreh Dr.Margica Arsovska nga Reparti i fëmijëve në Spitalin e Kumanovës.

Apeli i pediatërve gjithashtu është që t'i kushtohet vëmendje ushqimit gjatë kësaj periudhe dhe të konsumohet më shumë ushqim i shëndetshëm dhe i përshtatshëm gjatë këtij sezoni. (Fatlum Aqifi, TVM2)