Heqja e Qeverisë teknike, Bilalli kundër, ashpërsohet situata politike

26.04.2026 17:16

Eliminimi i Qeverisë teknike...

Eliminimi i Qeverisë teknike është i papranueshëm si në aspektin politik por edhe juridik, vlerëson profesori universitar, Mersel Bilalli. Sipas tij qeveria teknike u vendos me konsenzus të gjerë në prani të faktorit ndërkombëtar, dhe shfuqizimi i njëanshëm e bën të papërceptueshëm.

Sipas Bilallit do të duhet të shtrohen argumente se qeveria teknike është çështje e tejkaluar, që sipas tij është diskutabile për ta dëshmuar një gjë të tillë.

“Unë nuk jam i mendimit se çështja është e tejkaluar nëqoftëse është i kapur sistemi legjislativ, sistemi gjyqësor por edhe vetëqeverisja lokale që i takon realisht një partie politike dhe gjithë partitë e tjera sillen si satelit të saj, pra është një sistem super i kapur. Andaj nuk mban logjika se qeveria teknike është e tejkaluar. Kjo është një, dhe e dyta në qoftëse është qëndrimi parimor se ajo mund të bëhet vetëm në pajtim me të gjitha strukturat relevante politike partiake, edhe kjo sa e shoh nuk është, atëherë është jolegjitime dhe jokredibile.” – tha profesori universitar, Mersel Bilalli.

Propozim ligji për Qeveri tani është në procedurë parlamentare, duke u ndeshur me kundërshtime të shumta politike. LSDM është shprehur se do të bojkotoj grupet e punës për kodin zgjedhor nëse ligji nuk tërhiqet.

Miratimi eventual, pa konsenzus të gjerë sipas Bilallit mund të ashpërsoj gjëndjen politike në shtet që sipas tij është shembull tipik i të gjitha vonesave integruese.

“Rreziqet mund të jenë të shumfishta, mund të jenë bojkotime të parlamentit, mos parnim i zgjedhjeve, manifestime publike, demostrata të ndryshme, protesta e kështu me rradhë, që nënkupton humbje e kondicionit të sistemit, në vend që të merret me çështjet parimore siç është ekonomia, zhvillimi, të cilat ne i kemi si duket haruar. Pra fjala ekonomi në gjuhën e politikanëve tonë nuk ekziston.” – u shpreh Bilalli.

Qeveria teknike në krye me kryeministër teknik nga rradhët e pushtetit dhe dy ministrat të opoztës në ministrinë e brendshme dhe të sociales u vendos në vitin 2025-të për të garantuar një proces më transparent zgjedhor, njëqind ditë para votimit. Tani pushteti insiston që qeveria teknike të hiqet pas zgjedhjeve parlamentare të rradhës në vend në vitin 2032. (Meral Ismaili, TVM2)