Panairi i Librit në Shkup, rritet interesimi i nxënësve për lexim

26.04.2026 17:35

Grupe të organizuara nxënësish...

Grupe të organizuara nxënësish vizitojnë panairin e librit që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Shkup. Interesimi për lexim nga nxënësit dhe adoleshentët është më i lartë krahasuar me të rinjtë, thonë botuesit.

Leximi i librave në gjuhën angleze dhe leximet elektronike i theksojnë si trende në rritje, ndërkaq shprehen se  përdorimi i teknologjisë e ka marr vëmendjen nga librat.

“Të rinjtë janë pak më dobët me leximin, më të kënaqur jemi nga fëmijët e vegjël, zakonisht janë adoleshentët ata që lexojnë. Të rinjtë janë pak më dobët, mund të flas për fëmijët e klasëve të teta dhe të nënta, dhe nxënësit e shkollave të mesme, ndoshta teknologjia e ka bërë të vetën, janë të kyqur aq shumë në rrjetet sociale, sa që kanë lënë anash leximin.” - thanë nga Shtëpia Botuese “Albas”.

“Të rinjtë kan interesim,  është një gjë interesante se të rinjtë duan të lexojnë më tepër në gjuhën angleze sesa në gjuhën shqipe, mirëpo megjithatë ka interesim. Zhanret janë të ndryshme më tepër për momentin të rinjtë lexojnë psikologji motivuese, libra motivues, ky zhanër më tepër kërkohet.” – deklaruan nga Shtëpia Botuese “Nobel”.

Turma më të mëdha të adoleshentëve vërehen në shtandet e botimeve të gjuhës angleze.  Nxënësit shftytëzojnë ofertat  dhe uljet e panairit, ndërsa shprehin preferenca të ndryshme në zhandret e librave.

“Lexoj në të dyja gjuhët në mënyrë të barabartë. Çmimet dhe lirimet janë të shkëlqyera dhe më shumë pëlqej të lexoj romancë mendoj se jemi në moshën e tillë.”  

“Po, ka zgjedhje të mëdha të librave edhe çmimet janë shumë të mira, nuk është keq. Nga zhanret lexoj më shumë fantazi, ose triler.”

“Mua më shumë më interesojn librat për futbollin dhe çmimet janë të mira.”

“Unë më shumë lexoj zhanrin e dramës dhe gjeta gjithçka që dëshiroja. Ka mjaftueshëm lirime edhe mund të jetë edhe më mirë. Vitin e kaluar nuk kishte mjaftueshëm opsione këtë vit ka më shumë tituj.” – thanë disa nga nxënësit/set e intervistuar/a nga TVM2.   

Panairi i librit vazhdon të jetë i hapur deri me datën 29 prill, ndërsa hyrja për grupe të organizuata të nxënësve kushton 50 denarë. (Arlind Baftiu, TVM2)