Play-off NBA, Minesota dhe Oklahoma avansojnë 3:0
Oklahoma dhe Minnesota, janë një fitore arg kualifikimit të ½ finale e “play off-it” në Konferencën e Perëndimit....

Oklahoma City Thunder, në ndeshjet e tretë të garave me eliminime me 121:109 e mundi Phoenix Suns dhe tani udhëheqin me 3:0 në serinë prej katër fitoreve. Deri tek kjo fitore u drejtuan nga Alexander, që shënoi 40 pikë. Rekordi I tij I më parshëm në “play off” ishte 40 pikë në katër ndeshjet finale të Perëndimit, kundër Minesotës në sezonin e ashkuar. Në anën e kundër me 33 pikë më I miri ishte Dillon Brooks. Oklahoma City, ka mundësi këtë seri të përfundojë në ndeshjen e së hënës e cila do luhet në Feniks.
Ndërsa Minnesota ka treguar karakter duke fituar ndeshjen e katërt të serisë me Denver. Ekipi nga Mineapolis udhëheq serinë me shifrat 3-1 falë triumfit të mbrëmshëm me 112-96, ku protagonist absolut ishte Ayo Dosunmu me 43 pikë të shënuara edhe pse u aktivizua nga stoli. Të hënën në mbrëmje seria kthehet në Denver, ku do luhet ndeshja e pestë.
Në ndeshjet e tjera - Neë York Knicks, në raundin e”play off” në Konferencën e Lindjes, ka barazuar në 2:2 serinë e fitoreve me Atlanta Haëksa, ndërsa Orlando Magic, në ndeshjen e tretë të po të njëjtës konferencë me 2:1 ka avansuar në serinë e përballjeve me Detroit Pistons. (Safet Ademi, TVM2)
