Rabotniçki shpëtoi sezonin, Feniks largohet nga elita e basketbollit

26.04.2026 17:59

Në një xhiro para përfundimit të “play out” ligës...

Në një xhiro para përfundimit  të “play out” ligës, është zgjidhur edhe dilema e fundit. Ajo është se skuadra e Feniksit, sezonin e ardhshëm nuk do jetë pjesë e elitës së basketbollit vendor.

KB Feniks 2010, zyrtarisht ka rënë nga Superliga dhe në sezonin e ri do të luajë në Ligën e Parë, ku do të kërkojë rikthimin në elitë me çdo kusht. 

Feniksi që nuk ishte i rehatshëm gjatë gjithë sezonit, në ndeshjen e cila e largoi nga elita me rezultatin 76:63 u mund nga Çairi. Feniksi, tani së bashku me Angeli dhe Gostivarin në sezonin e ardhshëm garues 2026/27, do të luajnë në Ligën e Parë të basketbollit.

Këto dy skuadra u përballën mes vete, ndërsa Gostivari, e fitoi atë me rezultatin 94:80. Falë fitores së Çairit, skuadra e Rabotniçkit edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në elitë, pasi në renditjen “play out” ka 36 pikë, apo 2 më shum se Feniksi.