Maqedoni

Parashikimi i motit

27.04.2026 08:49

Moti me diell me vranësira të pakta deri mesatare lokale...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite, në rajonet jugperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 25 gradë.
 
Në Shkup, mot me diell me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e ndryshueshme.