Maqedoni

Përfundon ushtrimi “Shkëlqimi 26” në poligonin ushtarak “Krivollak”

27.04.2026 09:01

Në poligonin ushtarak "Krivollak" sot do të realizohet Dita për mysafirët e lartë në kuadër të stërvitjes "Shkëlqimi 26"...

Përfundon ushtrimi “Shkëlqimi 26” në poligonin ushtarak “Krivollak” me operacione ofensive të grupit batalionik të këmbësorisë së lehtë. Ky ushtrim kishte për qëllim të vlerësojë gatishmërinë luftarake të njësisë së deklaruar të ushtrisë për operacione të NATO-s. Vlerësimi i bërë nga një ekip kombëtar vlerësuesish me praninë e kontrollorëve të NATO-s dha konstatimin se grupi batalionik i këmbësorisë së lehtë është i gatshëm për kryerjen e misioneve.
 
Në ditën e mysafirëve të lartë në “Krivollak” do të marrin pjesë presidentja dhe komandantja supreme Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-major Sashko Lafçiski dhe një përfaqësues i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli.