Maqedoni

Komisioni diskuton për Ligjin për deputetët

27.04.2026 09:36

Në Komisionin parlamentar juridiko-ligjvënës pritet të vazhdojë debati për ndryshimet ligjore, me të cilat synohet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për deputetët....

Në Komisionin parlamentar juridiko-ligjvënës pritet të vazhdojë debati për ndryshimet ligjore, me të cilat synohet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për deputetët. Sipas informacioneve, janë paraqitur mbi 170 amendamente. Pas paralajmërimeve se duhet të përfshihet edhe opinioni ekspert, nga LSDM thonë se pushteti ka filluar të tërhiqet nga miratimi i ligjit. Nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin e tyre të njohur. Në debatin partiak është përfshirë edhe presidentja.
 
Sipas Siljanovska-Davkova, ekziston mundësi ligjore për kufizimin e shtetësisë së dyfishtë, por përveç deputetëve, kjo duhet të vlejë edhe për ministrat dhe për presidentin e shtetit.