Maqedoni
Vazhdon debati mbikëqyrës për zbatimin e ligjeve dhe masave institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje
27.04.2026 10:54
Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave sot duhet ta mbajë vazhdimin e parë të debatit...

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave sot duhet ta mbajë vazhdimin e parë të debatit mbikëqyrës me temë: “Zbatimi i ligjeve, politikave dhe masave institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, nga aspekti i mundësive të barabarta, koordinimit institucional, sfidave dhe mundësive për përmirësimin e efikasitetit të veprimit të organeve të pushtetit ekzekutiv”.
Siç njoftojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, në debatin mbikëqyrës do të mbajnë fjalim Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme, Nenad Saveski, prokuror publik i Republikës, Daniela Dimovska nga Gjykata Themelore Shkup 1, Besnik Avdija nga Gjykata Themelore Shkup 2, Irena Aleksioska Papestiev, drejtoreshë e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe Tona Kareva Taleska nga Komiteti i Helsinkit.
