Maqedoni

9 vjet nga ngjarjet e dhunshme të 27 prillit: LSDM ende ka përpjekje për relativizim

27.04.2026 11:50

Sot shënohen nëntë vjet nga ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Sot shënohen  nëntë vjet nga ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kur një turmë protestuesish hyri me forcë në ambientet e institucionit dhe sulmoi deputetë, gazetarë dhe punonjës, në një nga episodet më të rënda të krizës politike në vend. Përvjetori i sivjetshëm shënohet në një kohë kur vendimet gjyqësore vazhdojnë të ngjallin reagime. 
 
Nëntë vjet më vonë, sipas  LSDM-së, ende ka përpjekje për të relativizuar ngjarjet dhe mungesë të drejtësisë së plotë institucionale. Kuzeska gjithashtu pyeti në lidhje me gjyqet, amnistinë dhe trajtimin e personave të dënuar që lidhen me rastin, si dhe rolin e tyre të mëtejshëm në jetën publike dhe politike. Në të njëjtën kohë, në konferencën për shtyp, Kuzeska bëri pretendime edhe në lidhje me vazhdimësinë e strukturave të caktuara politike dhe mediatike dhe ndikimin e tyre në diskursin publik. LSDM deklaron se 27 prilli vazhdon të jetë një paralajmërim për nevojën për të mbrojtur institucionet demokratike, sundimin e ligjit dhe stabilitetin politik, thuhet në deklaratë.