Rajon

Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për presidentin

27.04.2026 12:12

Vendi po përballet me presion kohor, pasi nesër do të përfundojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë...

Vendi po përballet me presion kohor, pasi nesër do të përfundojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë e mbështetjes së Vjosa Osmanit si kandidate për presidente.
 
I pyetur nga gazetarët, kryeministri Kurti nuk ka dhënë qëndrim të qartë për këtë çështje. Edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të flasë për çështjen e presidentit. Ajo, derisa ishte duke shkuar në homazhe pranë Monumentit, ndërkohë vendi po përballet me presion kohor, pasi nesër do të përfundojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri tash partitë politike nuk kanë arritur konsensus për një emër që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit. Osmani këtë muaj përfundoi mandatin e saj pesëvjeçar në krye të shtetit.