Botë
Autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi familjen para të shtënave
27.04.2026 12:36
Autoritetet amerikane po analizojnë mesazhet dhe aktivitetin e Kol Tomas Allen...

Autoritetet amerikane po analizojnë mesazhet dhe aktivitetin e Kol Tomas Allen, i dyshuar për të shtënat gjatë Darkës së Korrespondentëve në Uashington, për të kuptuar motivet që çuan në sulmin e armatosur.
Sipas hetuesve, 31-vjeçari nga Kalifornia, i cili punonte si mësues me kohë të pjesshme dhe zhvillues videolojërash, kishte dërguar një shënim familjarëve pak para ngjarjes. Në të ai kërkonte falje për zhgënjimin e besimit, por theksonte: “Nuk pres falje.”, ndërsa shprehte zemërim të fortë politik dhe synimin për të goditur zyrtarë të administratës.
Hetimet tregojnë se ai ishte përfshirë në aktivizim politik vitet e fundit dhe kishte bërë edhe donacione për fushatën e Kamala Harris në vitin 2024. Sipas autoriteteve, Allen kishte blerë ligjërisht armë zjarri në Kaliforni, pas kontrolleve përkatëse përmes FBI. Ndërkohë, Donald Tramp e ka cilësuar retorikën e të dyshuarit si “anti-kristiane”. Allen përballet me disa akuza të rënda, përfshirë përdorimin e armës së zjarrit dhe sulm ndaj një oficeri federal. Autoritetet bëjnë me dije se ai aktualisht nuk po bashkëpunon me hetuesit, ndërsa vijojnë kontrollet dhe intervistat me familjarët dhe të afërmit për të hedhur më shumë dritë mbi rastin.
