Botë
Vizita e Mbretit Çarls në ShBA, Donald Tramp: Do të jetë shumë i sigurt
27.04.2026 13:03
Vizita shtetërore e shumëpritur e Mbretit Çarls në ShBA do të zhvillohet këtë të hënë...

Vizita shtetërore e shumëpritur e Mbretit Çarls në ShBA do të zhvillohet këtë të hënë, pavarësisht të shtënave me armë zjarri në darkën ku ishte Donald Tramp.
Presidenti amerikan komentoi mbi vizitën e Mbretit në intervistën e tij të mbrëmshme në programin “60 Minutes” të CBS News, duke garantuar sigurinë e tij.
“Mendoj se është shumë mirë; ai do të jetë shumë i sigurt.”, tha Trampi në intervistë. Territori i Shtëpisë së Bardhë është vërtet i sigurt.”, u shpreh presidenti amerikan.
Trampi gjithashtu tha se nuk kishte asnjë indikacion nga autoritetet se kishte kërcënime shtesë ndaj tij ose zyrtarëve të tjerë. Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Tod Blanç, tha se autoritetet besonin se të shtënat kishin në shënjestër presidentin dhe zyrtarët e administratës.
