Legjionarët, Alioski shtynë festën e Thun
27.04.2026 15:48
Alioski ka filluar të mer veten pas lëndimit dhe u bë protagonist në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij....

Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë Ezgjan Alioski, ka filluar të mer veten pas lëndimit dhe u bë protagonist në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij. Alioski të shtunën shënoi golin e parë sezonal për Luganon këtë edicion në elitën zvicerane të futbollit. Lugano fitoi në udhëtim 0:1 ndaj Thun, ndërsa Alioski realizoi golin për 1:0 në minutën e 90+7 edhe atë nga pika e bardhë. Ai luajti nga minuta e 77-të, dhe me këtë gol anuloi festën e Thun.
Emini e Hyseni ia sigurojnë fitoren Sonderjyskes
Shkupjani Sefer Emini dhe Olti Hyseni, kanë kontribuuar në fitoren e së dielës për Sonderjysken në kampionatin danez. Sonderjyske fitoi 3:0 ndaj Brondbyt, në ndeshjen e xhiros së 29-të. Talenti 19-vjeçar Hyseni shënoi për 2:0 në minutën e 11-të. Ishte ky goli i tij ikatërt, ndërsa asistoi në golin për 3:0 në minutën e 65-të, që u shënua nga Emini. Për shkupjanin Emini, që luajti deri në minutën e 70-të ishte goli I 5-të. Lirim Qamili,në loë u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të, në vend të Eminit.
Mitroski shënon skuadra e tij humb takimin
Sulmuesi shkupjan Dimitar Mitrevski, në fundjavë e ka gjetur golin në kampionatin slloven, por skuadra e tij Olimpia në fund u dorëzua dhe humbi 3:2 në Koper. Mitrovski, shënoi gol në minutan e 71-të, kur ngushtoi epërsinë e vendasve në 2:1. Për shkupjanin ishte ky goli i 3-të, sëzonal në 24 ndeshje.
Memeti shënon gol në derbin e Bundesligës
Nga futbollistet shqiptare që luajnë në kampionatet e huaja Erëleta Memeti, ka shënuar një gol në fitoren 3:1 të Eintracht Franfkurtit kundër Wolfsburgut. Ndeshja derbi e xhiros së 23-të të Bundesligës gjermane për futbolliste u zhvillua të dielën. Memeti realizoi golin e dytë për Eintrachtin në minutën e 44-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 75-të. Për Memetin është goli i pestë, ndërsa ka edhe katër asistime. Eintrachti Franfurti zë vendi ne tretë me 42 pikë, kurse Wolfsburgu një pozitë më lart me 49 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
