San Antonio e Boston u afrohen gjysmëfinaleve
27.04.2026 15:49
San Antonio Spurs mposhtën Portland Trail Blazers me rezultatin 114:93...

San Antonio Spurs mposhtën Portland Trail Blazers me rezultatin 114:93 me një kthesë të madhe dhe kështu morën avantazhin 3:1 në fitore raundin e parë të playoff-eve. Kjo seri luhet me katër fitore. Portland në çerekun e parë kishte 19 pikë epërsi, ndërsa në pushim shkoi me 17 pikë më shum të shënuara. Në këtë takim shkëlqeu Victor Wembanyama (22), i cili për 34 minuta shënoi 27 pikë (9/17 gjuajtje nga fusha), 12 kërcime, 7 bllokime, 3 asistime dhe 4 vjedhje topi. Basketbollisti fundit që kishte shifra të tilla në një ndeshje playoff të NBA-së, ishte Hakeem Olajuëon në vitet '90-ta.
Skuadra e Houston Rockets, megjithatë nuk u eliminuan pa fitore të shënuar që në raundin e parë të “play off-it”, pasi në parket me 115:96 e mundën L.A Lakers. Kështu Houston, ka ngushtuar rezultatin 3:1 në fitore, por tani seria e takimeve transferohet në qytetin e dritave dhe Lakers, do orvatet të shfrytëzojë terrenin vendas. Asnjë skuadër në historinë e NBA-së, e cila ka pasur 0:3 në serinë e fitoreve nuk ia ka dalë të bëjë përmbysje dhe të shkojë në raundin e dytë.
Në ndeshjet e tjera - Në Lindje, skuadra e Toronto ka barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve pas fitores 93-89 arritur sot ndaj Cleveland. Bostoni shum lehtë me 128:96 në trasnfertë e mundi Philadelphia dhe tani avanson 3:2 në serinë prej 4 fitoreve. (Gazetar: Safet Ademi)
