Salah mund t’i bashkohet Ronaldos tek Al Nassr

27.04.2026 15:54

Mohamed Salah mund të jetë shumë pranë një transferimi spektakolar në Arabinë Saudite

Mohamed Salah mund të jetë shumë pranë një transferimi spektakolar në Arabinë Saudite, ku do të bashkohej me Cristiano Ronaldo tek Al Nassr. Sipas raportimeve nga media saudite “Okaz”, klubi është gati të hyjë fuqishëm në garë për yllin egjiptian.
 
Sulmuesi i Liverpoolit pritet të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit, çka e bën situatën edhe më interesante për klubet e interesuara. Skuadra saudite është shumë pranë titullit kampion këtë sezon dhe një fitore ndaj rivalëve të Al Ahli do ta vuloste praktikisht suksesin. Përveç Salah, drejtuesit po monitorojnë edhe emra të tjerë të mëdhenj për ta çuar ekipin në një nivel edhe më të lartë.