Ekonomi
Çmime të ndryshme të derivateve, Dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet
27.04.2026 15:55
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellë vendim me të cilën ka bërë të ditur se Dizeli do të lirohet për 2.5 denarë për litër..

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellë vendim me të cilën ka bërë të ditur se Dizeli do të lirohet për 2.5 denarë për litër, ndërsa benzina do të shtrenjtohet për 2 denarë për litër. Lirim për një denarë do të ketë edhe tek vaji ekstra i lehtë për amvisëri. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, edhe njëherë bëri të ditur se situata është stabile dhe se nuk do të sjellin vendim që veturat dhe mjetet tjera me tabela të huaja të regjistrimit që të mos mund të pajisen me derivatet e naftës.
“Mbetet në funksion deri në fund të muajit prill edhe lirimi që kemi marrë nga Kompania OKTA, dhe këtu mund të konstatoj se gjatë këtyre dy muajve si Qeveri kemi luftuar dhe ia kemi dalë, që si vend të jemi në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të masave të cilat i kemi ndërmarrë nga Bruto Prodhimi Vendor, ndërsa nga ana tjetër të mos kemi shok nga çmimet e larta apo inflacion në normat dyshifrore, siç ishte në vitin 2022.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Derisa opozita kritikon se masat janë të pamjaftueshme, kreatorët e ekonomisë të shqetësuar për shkak jostabilitet të çmimeve. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski, nëse kriza thellohet Oda Ekonomike nga Qeveria e vendit do të kërkojnë të marrin çmime të targetuara.
“Kemi për obligim të parashikojmë gjendjen në të cilën gjendemi për momentin, dhe mund të them se është e mundur gjithçka në këtë periudhë. Mundësitë tonë që të ndikojmë në këtë drejtim janë minimale, por çdoherë do të kërkojmë që të ndërmerren masa të cilat janë të nevojshme dhe ato masa do të jenë të targetuara, sepse këto masa të cilat janë në fuqi dhe janë prioritet për Odën Ekonomike mbeten akoma.”, - theksoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
Nga Oda Ekonomike bëjnë të ditur se kjo situatë me vëmendjen më të madhe do të përcillet dhe se prioritet në masat të cilat ndërmerren do të kenë transportuesit, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të goditur nga ky shtrenjtim, por shpresojnë se gjendja do të shkojë drejt normalizimit.
FITIM KRYEZIU
