Hoxha dhe Mexhiti takohen mes polemikave, opozita kërkon sqarime për mesazhe të dyshuara
Ministri Ferit Hoxha dhe politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti...

Ministri Ferit Hoxha dhe politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, u shfaqën në një atmosferë të ngrohtë në hollin e Ministrisë së Jashtme, pasi më parë kishin zhvilluar një takim.
Në sfondin e një polemike që vijon prej disa ditësh dhe i gjendur nën akuzat e përsëritura të opozitës, se kishte përdorur terma fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryediplomati Hoxha tha se nuk ka asnjë tymnajë.
Nga ana e tij, Mexhiti foli për temat për të cilat kishte diskutuar me ministrin Hoxha.
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili përsëri kërkoi përgjegjësi politike në lidhje me këto mesazhe që supozohet të jenë shpërndarë në një grup Whatsapp-i. (Luljeta Ndoka, TVM2)
