Maqedoni

Seancë e re dëgjimore me argumentet përfundimtare për të pandehurin Stojance Jovanovski

28.04.2026 09:00

Në Gjykatën Penale të Shkupit mbahet seancë e re me fjalët përfundimtare për të akuzuarin Stojançe Jovanovski....

Në Gjykatën Penale të Shkupit mbahet seancë e re me fjalët përfundimtare për të akuzuarin Stojançe Jovanovski. Ai përgjigjet për tri vepra penale: lëndim trupor, rrezikim i sigurisë dhe nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje.
 
Prokuroria pretendon se ai për vite me radhë në vazhdimësi e ka keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht bashkëshorten, gjë që ka çuar në një epilog tragjik. Bashkëshortja e tij, Ivana, ka ndërruar jetë, si dhe ka humbur jetën edhe vajza e tyre gjashtëvjeçare.
 
Në procedurën dëshmuese, prokurorja ka paraqitur incizime nga momenti i tragjedisë, por edhe nga ajo që i ka paraprirë.