Maqedoni

Para Komisionit Parlamentar për Transport raporte të disa trupave rregullatorë

28.04.2026 09:21

Në rendin e ditës së Komisionit janë raportet e vitit të kaluar...

Komisioni parlamentar për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor sot në seancë do të diskutojë për raportet vjetore të trupave rregullatorë për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, komunikimet elektronike dhe sektorin hekurudhor dhe postar.
 
Në rendin e ditës së Komisionit janë raportet e vitit të kaluar për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive “Radio Televizioni i Maqedonisë” për vitin 2025, të Agjencisë për Komunikime Elektronike, të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor dhe të Agjencisë për Posta.