Botë

Një burrë ka humbur jetën në një zjarr në Serbi, 18 persona janë evakuuar

09.06.2015 11:29

Një burrë pesëdhjetë e pesëvjeçar ka humbur jetën në një zjarr, i cili sot në mëngjes rreth orës tre ka shpërthyer në një barakë, ndërsa 18 persona janë evakuuar...

Tridhjetë zjarrëfikës me shtatë automjete kanë marrë pjesë në shuarjen e flakës së zjarrit.
 
Mes të evakuuarve është edhe një foshnje gjashtëmuajshe.
 
Baraka prej disa metrave katrorë është djegur deri në themel. Në të kanë jetuar 18 banorë, mes të cilëve edhe fëmijë të vegjël.
 
Ata janë shpërngulur nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.
 
Në vijim është hetimi për vërtetimin e shkaqeve të zjarrit.