Maqedoni
Regjim i posaçëm i komunikacionit sot në Shkup
28.04.2026 11:17
Sot, me fillim në orën 12:00, para Kuvendit të R. së Maqedonisë së Veriut në rr. “11 Tetori”...

Sot, me fillim në orën 12:00, para Kuvendit të R. së Maqedonisë së Veriut në rr. “11 Tetori”, nga një grup qytetarësh do të organizohet protestë si shprehje e pakënaqësisë për shkak të veprimit të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) lidhur me kërkesën për tatim mbi të ardhurat e realizuara jashtë vendit, dhe nëse ka nevojë, komunikacioni do të ridrejtohet në rrugët përreth.
Për këto arsye, SPB Shkup – Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.
Apelohet te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat që do t’i japin zyrtarët policorë të uniformuar.
