Rajon
Zgjedhja e presidentit të Kosovës, seanca shtyhet në orën 14:00
28.04.2026 12:02
Kosova po bën përpjekje maksimale për të zgjedhur presidentin....

Kosova po bën përpjekje maksimale për të zgjedhur presidentin. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ftoi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj, ata janë të obliguar të marrin pjesë dhe të votojnë, duke e mundësuar zgjedhjen e Presidentit.
Seanca është shtyrë për orën 14:00, njoftoi Haxhiu. “Në rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare. Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.
