Botë

SHI qëndron prapa sulmeve në Dijarbakër, akuzoi lideri i partisë prokurde

09.06.2015 11:43

Grupi "Shteti Islamik" qëndron prapa sulmeve me bombë, të kryera gjatë mitingut të Partisë demokratike prokurde të popujve (DPN) në Dijarbakër...

Grupi "Shteti Islamik" qëndron prapa sulmeve me bombë, të kryera gjatë mitingut të Partisë demokratike prokurde të popujve (DPN) në Dijarbakër, në Turqinë Juglindore, deklaroi lideri i partisë Salahatin Demirtash.
 
Tre persona kanë humvur jetën, ndërsa qindra janë lënduar në dy shpërthime gjatë tubimit parazfjedhor të DPN-së në qytetin e banuar kryesisht me kurdë turq Dijarbakër. Sulmet janë kryer menjëherë para se të fillojë fjalimi i liderit të partisë.
 
Në zgjedhjet parlamentare në Turqi të dielën DPN ka arritur ta tejkalojë pragun prej 10 përqindëve për hyrje në parlament, duke fituar 13,10 për qind të votave.
 
Demirtash në intervistën për CNN mbrëmë theksoi se shpërthimet në Dijarbakër, si dhe dy sulmet tjera mbi zyrat e DPN në maj, në të cilat janë lënduar disa persona, janë kryer nga grupi SHI.
 
Dimitrash, gjithashtu i akuzoi autoritetet turke se nuk kanë arritur t'i parandalojnë sulmet./mia