Bashkimi dhe Arsimi më të qetë, Vardari e Shkëndija vazhdojnë garën për titull
28.04.2026 13:26
Katër javë nga fundi i kampionatit në futbollin vendor, gara mbetet plotësisht e hapur dhe me një nivel të lartë rivaliteti në të gjitha zonat e renditjes...

Katër javë nga fundi i kampionatit në futbollin vendor, gara mbetet plotësisht e hapur dhe me një nivel të lartë rivaliteti në të gjitha zonat e renditjes. Vardari, Shkëndija dhe Struga T.L, kanë siguruar tashmë tre vendet e para në renditje dhe daljen në Evropë. Ndërkohë që dy skuadrat e para Vardari dhe Shkëndija, ende nuk e kanë prerë biletën cila në sezonin e ardhshëm do ju mundësojë luajtje në eliminatoret për Ligën e Kampionëve. Dallimi në pikë flet në të mirë të Vardarit, që ka 4 më shum se Shkëndija e cila në javën e fundit dështoi në terren vendas dhe me 3:2 u mund nga Bashkimi.
Paralelisht me garën për titull, po zhvillohet edhe një betejë intensive për mbijetesën. Në këtë fazë vendimtare, kur kemi në lojë 12 pikë Brera, Pelisteri dhe Rabotniçki e pse jo edhe Makedonija Gj.P, shfaqen si pretendentët më të afërt për të luajtur në “play off”. Makedonija Gj.P mban aktualisht vendin e parafundit, por diferenca minimale prej vetëm 1 deri me 6 tre pikë me Rabotniçkin, Pelisterit dhe Breran e mban plotësisht të hapur këtë garë. Çdo rezultat në javët e mbetura mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e skuadrave. Ndryshe nga këto skuadra e Bashkimit, pas fitores ndaj Shkëdijës, me +2 pikë në krahasim me Arsimit dhe +7 Brera, është më qetë. Një qetësi të vogël në këtë garë gjen edhe Arsimi I Çegranit, që ka +5 me Brera në pozitën e 8 dhe +6 me Pelisterin në pozitën e 9-të. Me një balancë të tillë konkurruese, kampionati konfirmon një edicion të fortë dhe të luftuar, ku verdiktet pritet të përcaktohen vetëm në javët e fundit. (Gazetar: Safet Ademi)
