Denveri mbetet në garë, Oklahoma skuadra e parë gjysmëfinaliste

28.04.2026 13:30

Kampionët aktual të NBA-së, Oklahoma janë të parët që kanë prerë një biletë për në gjysmëfinalet play off -it..

Kampionët aktual të NBA-së, Oklahoma janë të parët që kanë prerë një biletë për në gjysmëfinalet play off -it, duke mundur 131-122 Phoenix në ndeshjen e katërt çerekfinale dhe fitoi 4-0 serinë. Mbajtësit e titullit, ishin të shkëlqyeshëm në sulm ku qëlluan 17 nga 34 goditjet për tre pikë. Ylli i parë i Oklahoma-s, Shai Gilgeous-Alexander, ndeshjen e përfundoi me 31 pikë. Tek Phoenix për të cilët ishte kjo ndeshja e 10-të me radhë në ndeshjet me eliminime  u dallua Devin Booker që shënoi 24 pikë. Oklahoma në 1.2 finalen e Perëndimit, do të përballet me më të mirin nga takimi L.A Lakers – Houston. Skuadra nga Los Anxhelosi, avanson me 3:1.
 
Po në Perëndim, skuadra e Denver në terren vendas fitoi 125-113 ndaj Minnesota dhe rihap garën për një vend në gjysmëfinale. 
 
Surpriza më e madhe mbetet në Lindje, ku Detroit është në prag të eliminimit pas humbjes 94-88 në fushën e Orlando. Kjo e fundit udhëheq 3-1 serinë e takimeve dhe është një ndeshje larg kualifikimit në raundit e dytë edhe atë pas 16 viteve.  Ndryshe Orlando, përmes garave të “playin” erdhi në ndeshjet me eliminime dhe mund të bëhet vetëm skuadra  shtatë e cila ia ka dalë të eliminojë bartësin e parë të një konference. (Gazetar: Safet Ademi)