Bardhi asiston në fitore
28.04.2026 13:31
Mesfushori shkupjan, Enis Bardhi, ka treguar paraqitje të mirë në Superligën e Turqisë të hënën mbrëma....

Mesfushori shkupjan, Enis Bardhi, ka treguar paraqitje të mirë në Superligën e Turqisë të hënën mbrëma. Ai kontribuoi me asistim në fitoren 2:1 ndaj Trabzonsporit, në kuadër të javës së 31-të të Superligës turke të futbollit.
Bardhi asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 39-të nga Berkan Kutlu, shtatë minuta pasi kishte shënuar golin e parë. Bardhi luajti deri në minutën e 62-të. Deri në minutën e 67-të luajti për Trabzonin, Ernest Muçi.
