Maqedoni

Rasti i dhunës në një shkollë në Gjorçe Petrov, Toshkovski: MPB ka intervistuar 14 persona

28.04.2026 14:19

Ministria e Punëve të Brendshme po heton rastin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov të Shkupit...

Ministria e Punëve të Brendshme po heton rastin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov të Shkupit, ku një nxënëse dyshohet se është dhunuar brutalisht, duke u rrahur dhe djegur me cigare nëpër trup nga bashkëmoshatarët e saj. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se rasti është në fazë hetimi dhe po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Publike. Ai bëri të ditur se deri më tani janë marrë në pyetje 14 persona, ndërsa për një pjesë prej tyre do të pasojnë veprime përkatëse procedurale.
 
“Po zhvillohet hetim. 14 persona janë thirrur në bisedë dhe për një pjesë prej tyre do të pasojnë veprime të caktuara procedurale. Natyrisht, në kuadër të këtij rasti është përfshirë edhe Prokuroria Publike dhe po veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent. Për të gjitha detajet e tjera publiku do të njoftohet me kohë, por bëhet fjalë për të mitur.”, - deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
 
Me këtë rast, Toshkovski vlerësoi se dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve është një problem serioz shoqëror dhe theksoi se Ministria po punon në mënyrë aktive si në aspektin parandalues, ashtu edhe në atë represiv. Por, thekson nevojën immediate për një rol dhe kujdesi më të madh të prindërve në edukimin dhe orientimin e fëmijëve. Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke e denoncuar rastin në polici dhe në shërbimet sociale.
 
Avokati i Popullit: Hapet lëndë për rastin në Gjorçe Petrov
 
Edhe Avokati i Popullit ka hapur lëndë për këtë rast, duke vlerësuar se kjo ngjarje paraqet shkelje të rëndë të të drejtave dhe dinjitetit të fëmijës, si dhe tregon dobësi serioze në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna në institucionet arsimore. Avokati i Popullit kërkon informacion të detajuar nga shkolla dhe institucionet përkatëse: nëse janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalim dhe mbrojtje në kohë? 
 
"Është e nevojshme të sigurohet mbrojtje e plotë, në kohë dhe e koordinuar e fëmijës viktimë, si dhe të përcaktohen të gjitha rrethanat dhe mangësitë e mundshme në veprimet e subjekteve kompetente.”,  thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Avokatit të Popullit, duke theksuar se veçanërisht theksohen immediate për të parandaluar viktimizimin dytësor të fëmijës, përmes trajtimit të kujdesshëm dhe profesional, duke shmangur marrjen në pyetje të shumëfishta dhe duke mbrojtur privatësinë dhe dinjitetin e viktimës.
 
Ditë më parë në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit u raportua rast i dhunës mes bashkëmoshatarëve, ku një nxënëse dyshohet se është rrahur dhe djegur me cigare nga bashkëmoshataret e saj, ndërsa sulmi është edhe incizuar. Vajza ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe psikiatrike, ndërsa dyshohet se nuk është hera e parë që ajo përjeton dhunë.
 
REXHEP QAMILI